Haradinaj e prezanton “Kosovën Fituese” në Grabanicë të Klinës – këto janë fjalët e tij para mbështetësve

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Në një tubim në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar anëtarësim direkt në NATO dhe rritje të standardit jetësor për qytetarët.

“Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO. Do të rrisim investimin në mbrojtje mbi 4% të GDP-së,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se nuk ka më kohë për eksperimente me sigurinë nacionale. Ai premtoi pagë minimale dhe pensione jo më pak se 500 euro, si dhe pagë mesatare prej 1000 eurosh.

Ish-kryeministri kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke theksuar se “Kosova po përjeton dështimin më të madh në historinë e saj të pasluftës” me rezerva shtetërore të vjedhura dhe energji të shtrenjtë. Për Klinën, ai premtoi përfundimin e rrugës tranzitore që e lidh me Istogun dhe Skenderajn, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe zhbllokimin e rrugës për Gjakovë.

“Do të sjellim gazin amerikan dhe do të ndërtojmë central me gaz për energji të lirë,” tha lideri i AAK-së, duke u zotuar për transformimin e vendit përmes projekteve konkrete zhvillimore.

Të ngjashme