Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke u fshehur dhe ikur nga çdo përgjegjësi, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Kurti është duke u fshehur edhe nga Amerika.
“Konstatoj që kemi një ikje dhe fshehje nga Kryeministri Kurti. Sot kemi para nesh një udhëheqës që ka zgjedhur këto dyja. Po ikë prej njerëzve që i kanë besuar ndër vite, prej njerëzve që shpresojnë e presin prej tij një kauzë të drejtë në raport me Serbinë”.
“Vetëvendosje nuk e di më a e kupton liderin e vet. Kam bindjen që po fshehët edhe nga opozita e sotme të cilën e ka konsideruar deri më sot si të dëmshme. Sot na raportoj për një numër të madh të marrëveshje paraprake si të ishte zëdhënës”.
“Prej kujt tjetër po fshihet mos edhe prej Serbisë, a mundet që kryeministri të fshihet prej aleatëve të tij ndërkombëtar që e kanë sjellë në pushtet. A ka mundësi që kryeministri ynë po fshihet prej Amerikës”.