Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, është pritur në një tubim në Gjakovë, ku prezentë përveç zyrtarë të AAK-së e PSD-së, kishte edhe shumë qytetarë.
Fjalimin Haradinaj e ka nisur duke u kërkuar falje të pranishmëve duke thënë se është votuar katër minuta.
“Është e drejtë kësaj here me votu veten. Bash veten. Keni të drejtë, nuk është e kundërt, nuk është mohim”, ka thënë tutje.
Haradinaj ka përmendur disa punë të qeverisë së tij në dy vitet e kaluara për të dëshmuar se mban fjalën dhe ka vendosmërinë për të shtyrë përpara agjendat që janë në interes të shtetit.
“Kur kemi folë për disa tema, nuk na kanë besuar. Kur kam thanë që Trepça 100% e Kosovës, nuk kanë besu”, ka thënë Kryeministri.
Ka thënë se angazhimet e qeverisë së tij të re do të jenë ekonomike.
“Kemi me zgjidhë çështjen e Shëndetësisë. Kemi me zgjidhë edhe çështjen e Arsimit. Unë besoj në këto që i them”, ka theksuar ai.
“Nëse ju e bashkoni votën ma shumë. Nëse gjakovarët e vlerësojnë me votu koalicionin 100%, atëherë ju kthehi në aksionarë më të mdhenj, në vendimmarrës më të mëdhenj. E rritni prezencën e juj në Qeveri, në institucione”.
Haradinaj ka thënë se është e rëndësishme kush fiton më 6 tetor, për shkak se fituesi do të jetë udhëheqësi i dialogut me Serbinë.
“Nuk kam hi veç sa me marrë pushtet, por sepse nga kjo fitore ka me u varë qysh ka me shku dialogu ma tutje. Nëse e marrin dialogun, kanë me na vonu. Nuk po dinë që me Serbinë ka mbetë veç njohja reciproke”.