Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit, ku kërkohet tërheqje e kërkesës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të policisë ndërkombëtare, raportojnë mediet serbe.
“Duke marrë parasysh zgjedhjet që janë zhvilluar në Kosovë më 6 tetor 2019, ju lus që kërkesa për pranim në INTERPOL të shtyhet për mbledhjen e radhës”, thuhet në letrën e Haradinajt.
Ambasada e Serbisë në Paris i ka dërguar MPJ-së së Serbisë njoftimin për tërheqjen e aplikacionit të Kosovës për pranim në INTERPOL.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoqviq, këtë e ka quajtur fitore të shtetit të tij.