Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth mbajtjes së tij në liri me kusht pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Haradinaj ka treguar se edhe politikanë nga Maqedonia janë interesuar për gjendjen e tij duke përmendur këtu Menduh Thaçin, Bardhyl Mahmuti dhe Fazli Veliu të cilin e quan ”Daja”.
“Ka pasur interesim edhe prej shqiptarëve të Maqedonisë, vëllezërve dhe motrave. Kam takuar besa këtu njerëz që jetojnë në kurbet, janë përkrahës dhe shumë të interesuar, jam dëgjuar dy herë me zotëri Menduh Thaçin, ai shprehi interesim, por unë thash mos po kryhet. Ka qenë shumë aktiv edhe Bardhyl Mahmuti, dhe ka bërë shumë punë rreth lëndës, materies, pastaj ka qenë edhe “Daja”, Fazli Veliu, ka qenë aktiv me porosi, me interesim. Edhe nga Shqipëria kishte shumë interesime, u jam mirënjohës të gjithëve për aq sa kanë mundur të bëjnë, e sa kanë bërë, u jam mirënjohës”, ka deklaruar për Lajm Haradinaj.