Lidhur me emërimin e Endrit Shalës si ministër të Tregtisë dhe Industrisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se partitë politike janë ato që mbajnë përgjegjësi për ministrat të cilët kanë aktakuza.
Haradinaj tha se emërimet e ministrave janë politike, duke shtuar se e respekton vendimin e Nismës për emërimin e Shalës si ministër të Tregtisë, raporton Ekonomia Online.
“Ministrat janë emërime politike. Rasti i Abelardit mendoj që është një ministër kompetent dhe e ka kry punën si duhet. Shpresoj që partia e tij të mos ia hjek besimin. Emërimi i Endrit Shalës nuk është emërimi im, është i Nismës dhe ata i marrin përgjegjësitë dhe unë i respektoj. Kjo është për koalicion. Mirë është me pasë në qeveri persona pa aktakuzë”.