Grupit të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një anëtar.
Shefi i Qeverisë ka emëruar këshilltar për burgjet ish-drejtuesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili është larguar ditë më parë nga kjo detyrë pasi ka mbushur moshën e pensionimit. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar vetë ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ai tha se pozitën e këshilltarit të kryeministrit për burgjet e ka marrë nga data 12 mars.
Zogaj më 27 shkurt të këtij viti ka dorëzuar postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo pasi që ai ka dalë në pension. Pozitën e të parit të Burgjeve të Kosovës nuk e ka marrë ende askush.