Haradinaj: Është përgjegjësi e kryeministrit Kurti të jetë sot në seancë, të përballet për taksën

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme, e inicuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe BiH.

Në një prononcim për Insajderin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është nën përgjegjësinë e Kurtit që të jetë i pranishëm në seancë. 

Haradinaj thotë se presin që Kurti të jetë në seancën e jashtëzakonshme dhe të përballen me të për taksën.


“Po, natyrisht, ajo është përgjegjësi e tij dhe është obligim kushtetues me qenë, tash a vjen apo jo, është çështje krejt tjetër”, theksoi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme