Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe pranë arkivolit të trupit të pajetë dhe u shënua në librin e zisë, me rastin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, të organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, në librin e zisë shkroi “Fadil ishe i të gjithë neve, të gjithë të nderojmë”.
Gjatë ditës, kryeministri Haradinaj morri pjesë në mbledhjen komemorative, dhe do të marr pjesë edhe në varrimin që bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan (ora 17:00), thuhet në komunikatën për media.
Fadil Vokrri ishte njëri prej personaliteteve më të shquara sportive në vend, i cili i dha shumë zhvillimit të sportit në Kosovë, veçanërisht futbollit.
Si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri arriti që Kosovën ta bëjë anëtare të dy organizatave më të fuqishme botërore të sportit, FIFA dhe UEFA.