Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë dje të pranishëm në manifestimin për 21 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit” dhe ata që e kanë organizuar këtë ngjarje.
“Në emër të familjes Haradinaj, falënderoj të gjithë ata, që na nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Mirënjohës Këshillit Organizativ, që e organizuan këtë ngjarje dhe të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e saj”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjatë ditës së djeshme në Gllogjan u kujtua “Epopeja e Dukagjinit” ku dëshmorët u nderuan me një manifestim ku morën pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.