Haradinaj falënderon të gjithë ata që festuan 11-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Haradinaj ka falënderuar ushtarët dhe policët por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në mesazhin e  tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është mirënjohës ndaj të gjithë miqve të Kosovës të cilët iu bashkuan festës.

Haradinaj ka shkruar se kësaj feste i dhanë energji dhe bukuri të rinjtë, por edhe policia e ushtria e vendit.

“Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës”, ka theksuar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1073019786155768

Të ngjashme