Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Kongresin amerikan, ka pasur një drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, kongresmenin Eliot Engel.
Haradinaj ka thënë se është fat i madh që kongresmeni Engel është në krah të Kosovës.
“Është fat i madh që kemi kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta”.
“Me kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat”.