Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë ditë së sotme është takuar me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval.
“Situata aktuale në vend dhe rimëkëmbja ekonomike ishin temat kryesore të diskutimit”.
“Në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, përkrahja e Finlandës ka qenë substanciale dhe e qëndrueshme”.
“Ambasadorja Stjernval, shprehu gatishmërinë e saj dhe shtetit që përfaqëson, për përkrahjen e Kosovës, në agjendat e integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Haradinaj.