Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike e Mattheë Palmer, Zëvëndësndihmës Sekretar i SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor për të arriturat e Kosovës.
Ajo tha se ka konfirmuar se aleanca strategjike dhe historike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është boshti i çdo të arriture si shtet, njofton Klan Kosova.
“Në të gjitha etapat e shtetndërtimit, roli i ShBA-ve ka qenë jetik dhe vendimtar në jetësimin e të drejtës së Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, i konsoliduar për së brendshmi dhe i njohur ndërkombëtarisht”, i tha Haradinaj Palmer.
“Palmer e falënderova edhe për zhbllokimin e fondeve të Korporatës ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’ (MCC), si dhe për vëmendjen dhe energjinë e re amerikane në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke”.