Gjatë promovimit të gatesave tipike shqiptare, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve foli për mikpritjen e shqiptarëve, raporton Ekonomia Online.
“Më vjen keq qe s’kam mujtë me qenë në çdo pjesë të atdheut e mos me shiju çdo ushqim, por ndjenjën e dashurinë e shqiptarëve e kam shiju sepse jam vëlla i tyre. Tani po flasim për shqiptarë e kush më mirë se shqiptari din me i respektu gjithë ata që jetojnë me shqiptarë. Duke kujtuar Skënderbeun dëshmojmë që i kemi rrënjet e thella”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, Jahja Lluka, organizator i mbrëmjes, tha se ky organizim është bërë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.
“Meqenëse është viti mbarëkombëtar i Skënderbeut, këtë vit ka me pasë shumë ngjarje dhe në mesin e tyre është edhe shija shqiptare, mbrëmja e cila është organizuar sonte. Ne kemi pasë dëshirë qe me ne të jenë edhe njerëzit me aftesi të veçanta. Sidomos sot kur gjendemi në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit”, tha ai.