Kreu Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me strukturat e AAK-së në Gjakovë.
Nga atje Haradinaj tha se po shihet një frymë mobilizimi i Aleancës.
Po ashtu kreu i AAK-së, gjatë këtij takimi ka paraqitur vizionin e AAK-së për Kosovën
‘Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë.
Paraqita vizionin tim dhe të AAK-së për një Kosovë, partnere serioze në skenën ndërkombëtare, që me guxim merr përgjegjësi dhe përmbyll temat e interesit shtetëror. Kosova në NATO, kapacitetet e shtuara të sigurisë, garantojnë rritjen e vlerës së resurseve dhe mundësive ekonomike të Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
‘Nga Gjakova, po e përcjell mesazhin e fitores. Aleanca në vazhdimësi ka artikuluar dhe mbrojtur interesat shtetërore. Ashtu ishte gjithmonë, ashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen’, shtoi ai.