Haradinaj: FSK është mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar “Ditën e Forcës” në Kosovë.

Ai e ka vlerësuar FSK-në si institucionin më të besueshëm në vend, ndërsa ka shkruar në Facebook se, rëndësi e veçantë i kushtohet integrimit të komuniteteve pakicë.

Postimi i plotë:

“Kosova shënon sot ”Ditën e Forcës” së saj, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend. Një rëndësi e veçante i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer.

Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Sot, Forca jonë feston Ditën e shënuar në këtë vit të veçantë për të, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemve të zgjedhur të atdheut tonë, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes.

Urime “Dita e Forcës” Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme