Në gjysmëmaratonën e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës, ka marrë pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Vrapimi i tij ka zgjatur 2 orë e 38 minuta.
Haradinaj ndau çmimin për kategorinë me nevoja të veçanta. Ky çmim iu nda Rron Sejdiut.
Kryeministri Haradinaj u bëri thirrje të rinjve që vitin tjetër të marrin pjesë edhe më shumë, raporton Ekonomia Online.
“Falënderoj Policinë e Kosovës dhe FSK-në për angazhimin e tyre, po ashtu shoferët për mirëkuptim që kanë ndërpre rrugën. Kjo gjysmëmaratonë ka marrë fizionomi ndërkombëtare dhe ka rëndësinë e vet. I ftoj të rinjtë që të vrapojnë më shumë, dhe vitin tjetër të ketë më shumë pjesëmarrës”.