Haradinaj: Gino Mulliqi, një histori suksesi shqiptaro-amerikane

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim anëtarin e Këshillit Komunal të qytetit Ëylie në shtetin e Teksasit.

“Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën e Aleancës Gino Mulliqin, i cili së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Komunal të qytetit Wylie në shtetin e Teksasit.

Gino është një histori suksesi shqiptaro-amerikane. Me prejardhje nga Kosova, ai është dëshmi e atdhedashurisë dhe përkushtimit, duke ruajtur lidhjet me vendlindjen dhe duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin tonë në SHBA, qoftë si ndërmarrës ashtu edhe si zyrtar publik.

Vlerësoj jashtëzakonisht shumë kontributin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen shqiptare dhe për forcimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe komunitetit tonë në Amerikë”, shkroi në Facebook, Haradinaj.

Të ngjashme