Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e ish- ushtarit të UÇK-së Halim Tolaj.
Haradinaj përmes një publikimi në Facebook ka shkruar për Halim Tolaj se ishte burrë i rrallë dhe i paluhatur ndaj parimeve shqiptare.
“Burrë i rrallë, që qëndroi i paluhatur në parimet shqiptare dhe jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë. Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj!”, ka shkruar Haradinaj.