Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, vizitën e tij në Kamenicë e përmbylli duke marrë pjesë në hapjen e fushatës së korrje-shirjeve, në fshatin Kopërnicë të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se ndihet i nderuar që mori pjesë në fillimin e kësaj sezone duke premtuar se do të vazhdojë të përkrahë fermerët dhe bujqit dhe Kamenicën.
“Si simbolikë është sezonin e korrje-shirjeve, në disa vende të Kosovës tashmë është duke ndodhur faleminderit për nderin që më bëtë sot që simbolikisht të marr pjesë në fillim të korrje-shirjeve”.
“…uroj që sa më shumë sipërfaqe të kos të mbillen jo vetëm me grurë, por edhe me bimë tjera e drithëra tjerë që kultivohen në Kosovë, premtoj që do të jemi afër fermerëve tanë”, tha Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se shpreson toka të jetë sa më produktive.
“Ne kemi nderin që filluam këtë sezoni në Kamenicë dhe inshalla na sjellë fat dhe ka më shku mbarë dhe toka të jetë sa më produktive në vazhdim”, tha Kastrati.