Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtarr do t’ia jepte Serbisë.
Haradinaj ka thënë se Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.
“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka thënë Haradinaj.