Haradinaj: I bashkohem festës në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Klinë

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është krenar për rezultatet e AAK-së në çdo komunë.

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka theksuar se Aleanca do të vazhdojë t’i shërbejë me përkushtim, raporton Ekonomia Online.

“I bashkohem festës në Suharekë – i përgëzoj të gjithë qytetarët për rezultatin e arritur. Vërtet, Bali Muharremaj po dëshmohet si një ndër kryetarët më të mirë.

I bashkohem gjithashtu festës në Rahovec dhe Gjakovë – Ardian Gjini ka arritur një fitore të merituar dhe shumë domethënëse.

Urime edhe për fitoren në Klinë dhe në Deçan.

Aleanca i ka fituar të gjitha komunat që i ka qeverisur deri tani – një rezultat i shkëlqyer dhe dëshmi e besimit të qytetarëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme