Haradinaj i bashkohet marshit: Krejt populli është me ata në Hagë, i presim të lirë

Prishtinë | 17 Shk 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar marshit mbështetës për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë dhe për të cilët prokuroria e specializuar ka kërkuar dënim me gati dy shekuj burg.

Haradinaj tha se “krejt populli është me ta” dhe se pret që ata të kthehen në Kosovë me verdikt gjyqësor si të pafajshëm.

“Ja ka vlejt çdo sakrificë. Jemi me ta, krjet populli është me ta. I presim të lirë dhe të pafajshëm me ardhë në Kosovë. Shqiptarët janë bashkë, për kombë e atdhe, dhe luftëtarët”, tha Haradinaj për “shënjestër.net”.

Të ngjashme