Një tërmet i fortë ka goditur sot Kroacinë, ku si pasojë kanë mbetur dhjetra të lënduar.
E për këtë, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ku si shenjë solidarizimi ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat emergjente që janë në kuadër të FSK-së.
“E ftoj Ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së Një solidarizim i tillë do e nderonte popullin tone”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.