Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në AAK sot janë mbledhur për të dikskutuar për këtë proces.
Në faqen zyrtare të AAK-së kanë bërë të ditur se kreu i partisë, Ramush Haradinaj ka diskutuar me kryetarët e komunave, kandidatët për kryetarë dhe kryetarët e degëve për procesin zgjedhor.
Nga AAK-ja thonë se janë të mobilizuar për fitore.
“Diskutim me kryetarët e komunave, kandidatët për kryetarë dhe kryetarët e degëve të AAK-së, për procesin zgjedhor. Aleanca është mobilizuar gjithandej për fitore”, thuhet në njoftim.