Haradinaj i ndan Lladrovcit mirënjohje për kontribut në çështjen kombëtare

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKK-së Ramush Hardinaj i ka ndarë mirënjohje për kontribut në çështjen kombëtare, vëllait të heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Dhe ne nuk i kemi marrë armët në dorë për arsye se kem dëshirë apo jem të sëmurë me luftu, po i kemi marrë për arsye se është domosdoshmëri” (Fehmi Lladrovci). Sot, në vizitë te varret e prindërve të Heroit, bacit Tush e nanës Shefkie. Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, vëllait të Heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Kryetarin, e falënderoj për mikpritjen! RH ” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme