Haradinaj i ofron mbështetje, kreu i PSD-së i gatshëm për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 10:23 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i premtoi këtij të fundit, mbështetjen e Qeverisë që udhëheq, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria do të përkrah kryeqytetit pa asnjë kush, pa asnjë kalkulim, duke shtuar se të gjitha komunat në vend do të marrin mbështetjen e Qeverisë pa marrë parasysh se cila parti udhëheq me to.

“Do të përkrahim pa marrë parasysh paritë do të përkrahim. Nuk ka ndryshuar asgjë, për përkrahjen që qeveria i jem komunës. Kemi punë gjatë zbatimit edhe ne si Qeveri. Qeveria pa asnjë kusht pa asnjë kalkulim do të përkrahim komunë”.

Ndërsa Ahmeti, tha se partia që ai udhëheq, nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Ahmeti edhe pse falënderoi Qeverinë për mbështetjen, tha se partia që udhëheq ka ofruar votat për rrëzimin e Qeverisë ngase nuk pajtohet me shumë politika të saj.

Madje kreu i Prishtinës tha se ka kërkuar sqarime nga Haradinaj lidhur me dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, raporton EO

“Ne nuk kemi ndërruar qëndrim, nuk pajtohemi me shumë politika të kësaj qeveria. Kryeministri ka vizituar edhe komuna që nuk janë të partisë së tij, deri sa te rrëzojmë e kem kryeministër. Do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe duhet t’i korrigjojmë punët për qytetarët”.

“Falënderojë Qeverinë për ndihmën që po i bënë komunës së Prishtinës. Edhe pse mund tokemi mos pajtime, besoj që ky koordinim do të vazhdojë. Do të kemi diskutime si Qeveria dhe Komuna mos të shihen si armiq, por si institucione që punojnë për jetën e qytetarëve”.

“Kërkova nga kryeministri sqarime sa i përket dialogut dhe liberalizimit të vizave”.

Ahmeti bëri të ditur se në takim diskutuan edhe për ish-objektin e Gërmisë dhe ndërtimin e sallës koncertale, ku tha se do të ruhet çdo vlerë e këtij objekti.

“Diskutuam për Ligjin për Prishtinën. Na ka mbet që vitin e ardhshëm të diskutojmë policinë e kryeqyteti”.

“Diskutuam edhe për Pallatin e Rinisë. Kemi probleme me kreditorët që Pallati u ka borxh mbi tre milionë euro. Diskutuam për objektin e ish-Gërmisë dhe sallën koncetrale, duke ruajtur çfarë do vlerë të kryeqytet. Po flasim për një donacion të komisionit evropian deri në 15 milionë.

Ahmeti tha se edhe unaza e kryeqytetit po shkon sipas planit, derisa tha se kanë zgjidhur deri më tani dy çështje që kanë qenë me rëndësi për Prishtinën që nga pas lufta, si Ligji për Prishtinën dhe Pallati i Rinisë.

Haradinaj viziton komunën e Prishtinës, Ahmetin e lavdëron për punën

Kryeministri, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë pune në Komunën e Prishtinës ku është pritur nga kryetari, Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura. Përderisa derisa mediet po merrnin pamje Haradinajt, tha se nga takimi i parë i përbashkët ka pasur rezultate të mira. Ai ka përmendur Ligjin për Prishtinën, Unazën e kryeqytetit etj.

Haradinaj i ka dhënë Ahmetit listën e detyrave të përbashkëta për të cilat janë dakorduar në takimin e parë.

 

Të ngjashme