Haradinaj i painformuar për draft-marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës e Serbisë

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 13:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur për një Draft marrëveshje të mundshme në Samitin e Berlinit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se nuk ka informata për një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kemi informata të tilla, janë disa informata në medie, por nuk kemi informata të tilla dhe nuk e dimë që do të ketë. Si do që të jetë unë nuk jam i mandatuar me negociu marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti ka mandatu delegacionin shtetëror, platformën. Pra nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë. Përfaqësojmë Kosovën në një Samit të rëndësishëm në Berlin”, tha Haradinaj.

Ndërsa për deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për të ndërmarrë masa me 6 maj, tha se në vend të ultimatumeve vendimmarrësit serbë duhet të ofrojnë një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Nuk po paragjykoj çka do ndodhë me 6 e pas 6 majit, por ajo që po apeloj të të gjithë vendimmarrësit në Serbi është që në vend të ultimatumeve është t’i kthehemi  tavolinës dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke. Është pa që ultimatumet, kërcënimet, nuk japin rezultate të duhura në Ballkan dhe tavolina, marrëveshja mund të na çon përpara. Udhëheqësit serbë të ulen e ta arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën në kufijtë ekzistues”, tha ai.

Ndërsa shtoi se nuk e di nëse ky takim do ta zhbllokoj dialogun.

“Është takim i rëndësishëm, janë vendimmarrësit kryesore të BE-së. Nuk mund të paragjykoj se çka ndodhë me dialogun. Sa i përket parave që Qeveria do të ndajë për rinovimin e Notre Dame, ai e quajti si gjest simbolik në shenjë falënderimi për Francën. Nuk është se na e rinovojmë, por është një gjest. Shqiptarët shquhen për një qasje të tillë, por një shumë simbolike do ta bëjë edhe Kosova. Ju e dini edhe Franca na shëron njerëzit, po thonë Franca është e pastër, por sot në Francë strehohen dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës. Marrin para çdo muaj. Është një gjest, nuk e rinovojmë ne, por ne e bëjmë një gjest si falënderim për ndihmën që na japin”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ai foli edhe për rritjen e pagës minimale, temë sot në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj tha se është e rëndësishme tu tregoj deputetëve sa i rëndësishëm është koeficienti 1 të vendoset tani sepse përndryshe Kuvendi do detyrohet të mblidhet pas disa vitesh për të njëjtin problem.

“Është shumë me rëndësi që në vendimin për pagën minimale me u marrë për bazë një koeficient. Paga minimale është që nga 2011. Paga në sektorin publik është rritë, por nuk ka pasë implikim për pagën minimale në sektorin privat. Nëse vendosim që paga minimale është koeficienti 1, sa herë që rriten pagat e sektorit publik ajo rezulton me rritje menjëherë të pagës në sektorin privat. Vetëm tani është kjo mundësi sepse ka ligj për paga. Prej 2011 janë rritë pagat në sektorin publik, por jo paga minimale. Për mos me pritë edhe 8 vjet. Është tepër me rëndësi me marrë si normë krahasuese koeficienti 1”, tha Haradinaj.

Të ngjashme