“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi.
Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t’i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionarët tjerë të BE-së do të marrë përgjigje negative.
Ndryshe, vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ka arritur efektin e parë. BE po ofron një kompromis, i cili do të refuzohet nga Qeveria.
Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.
Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro të humbura.
Përveç kësaj, Qeveria Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa tjera të reciprocitetit.