Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se “nuk pret nga SHBA-ja ta shohë Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e DASh-it”.
Haradinaj tha se Albin Kurti nuk flet më në emër të vetin e jo të Kosovës.
“Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli”, ka theksuar kreu i Aleancës, në një postim në Facebook.
“Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, ka shkruar Haradinaj.