Haradinaj i reagon Kurtit: Po të bie maska, pse ishe në makinë me agjentët serb Gollub e Boban Donqiq?

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeminsitrit Albin Kurti, pas publikimit të një bisede të Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin Milan Radojiçiq.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit të tregojë se si në vitin 2004 është gjetur në makinë me agjentët serb, Gollub e Boba Donqiq.

Postimi i plotë i Haradinajt në rrjetin social Facebook:

Po të bjen maska Albin!

Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?

Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?

Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!

Të ngjashme