Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në objektin e Qeverisë ku pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, para takimit në të këtij të fundit Washington, raporton Ekonomia Online.
Duke hyrë në objektin e Qeverisë është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.
Në takim me kryeministrin ka arritur edhe Duda Balje dhe Albert Kinolli nga komunitetet jo shumicë.
Në këtë takim janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Takimi do të zhvillohet pa praninë e medieve.
Hoti ka thirrur liderët partiakë për diskutime rreth çështjes së dialogut duke thënë se edhe pozita edhe opozita duhet të jenë në të njëjtën faqe sa i përket kësaj teme.