Haradinaj i shkruan letër Mogherinit, Hahn dhe Malmstrom

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar me një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Në këtë letër edhe njëherë theksohet se Bashkimi Evropian ka mbyllur sytë se i përket veprimeve të Serbisë, teksa rikujtohet se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian vlen më shumë se sa dialogu me Serbinë.

“Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë edhe refuzimin e vazhdueshëm për të impementuar teknike të Marrëveshjes së Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri. Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin pjesët Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë” thuhet në letrën e nisur nga Kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë i ka quajtur fyese deklaratat e serbëve se Kosova po shkel marrëveshjen për tregtitë lirë, Cefta.

“Kjo pasi që Serbia ka sulmuar në çdo mënyrë shtetin tonë, institucionet dhe mirëqenien e qytetarëve ton” thuhet në letër.

Ndryshe, kjo letër i është nisur Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, komisionarit Johannes Hahn dhe komisionares për Tregti të BE-së, Cecilia Malmstrom.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme