Haradinaj i shpreh ngushëllime kryeministrave të Çekisë e Polonisë për tragjedinë në minierë

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për personat që humbën jetën në Minierën CSM të Çekisë.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj u ka dërguar telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Lutjet e popullit të Kosovës janë me të gjithë të prekurit nga ky aksident dhe solidarizohet me minatorët që pësuan lëndime, duke iu uruar shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme