Haradinaj i tronditur për vrasjen e policit: Izeti shembull si të mbrohen qytetarët

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i tronditur me marrjen e lajmit për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj.

Haradinaj shkruan se Izeti është shembull si të mbrohet jeta e qytetarëve, teksa shpreh ngushëllimet për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës.

“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme