Haradinaj i vendosur: Njohja nga Serbia pastaj “Ballani i Hapur”

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin shqiptar, ka thënë se është pro idesë së një“Ballkani të Hapur’ por pasi të ndodh njohja reciproke.

Haradinaj duke folur për marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka thënë se ka pasur vështirësi dhe kjo ka ndodh ndoshta për shkak të qëndrimeve tona të kundërta në tema të caktuara.

“Është e vërtetë se kanë ekzistua vështirësitë në komunikim dhe bashkëpunim në mes Tiranës dhe Prishtinës, pra në mes dy vendeve tona, ndoshta edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme që kemi pasur në tema të caktuara, dhe të gjitha këto kanë bërë dëme në raportet tona, mirëpo këto nuk kanë arrit ta pengojnë zhvillimin normal sepse ne jemi një si Kosovë dhe Shqipëri por edhe si shqiptarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është pro “Ballkanit të Hapur”, mirëpo kjo mund të ndodh vetëm atëherë kur të ndodh njohja reciproke, vetëm atëherë kur Serbia e njeh Kosovën shtet.

“Për Kosovën është shumë e nevojshme që edhe liderët e shtetit shqiptar të jenë në një linjë me liderët e Kosovës për tema të Kosovës dhe të ardhmes së saj siç ishte tema e ndarjes së Kosovës në dialogun me Serbinë. Unë e pëlqej idenë e një “Ballkani të Hapur” por kjo mund të ndodh vetëm pas njohjes reciproke. Pra, është e pamundur të ndodh “Ballkani I Hapur” me Kosovën pa njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ne do ta pranonim këtë, ne do të pranonim të jetojmë në status kohë”.

“Kryeministri Rama do të duhej që në këtë proces të bëjë radhitjen e gjërave, në këtë rast do të duhej të diskutohej fillimisht njohja e Kosovës nga Serbia për të shkuar më tutje drejt kësaj teme, pra “Ballkanit të Hapur”, sepse për tu hapur fillimisht duhet të jemi të barabartë, sepse nuk mundesh të hapesh ndaj atij që nuk të njeh”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shpreh i vendos që të ndihmohet Shqipëria në të gjitha iniciativat e saj, porse në rastin konkret, pra “Ballkanin e Hapur”, duhet së pari të ndodh njohja e Kosovës .

“Ne jemi të vendosur që ta ndihmojmë Shqipërinë në të gjitha iniciativat e saj sepse nëse ka sukses në ndonjë iniciativë, atëherë përveç Shqipërisë kanë sukses edhe shqiptarët në përgjithësi. Por në rastin konkret, pra për idenë e “Ballkanit të Hapur”, duhet të ketë listim të gjërave, pra e para duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme