Haradinaj ia dorëzon Veselit raportin “voluminoz” 100 ditor të punës

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 13:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, raportin 100 ditor të punës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit në zyrën e Veselit ka sjellë një raport “voluminoz” të cilin e ka bartur vet.

Veseli ka vlerësuar punën 100 ditëve të Haradinajt duke i uron mbetjen në krye të qeverisë për katër vjet.

“E falënderoj kryeministrin për këtë gjest. Ky raport qysh sot do t’i dërgohet edhe deputetëve. Është 100 ditë me sfida. Ne do të vazhdojmë në këtë formë kjo është mënyra më e mirë. Urime mbetjen për katër vjet kryeministër”.

Haradinaj tha se në këtë raport janë të përfshira vetëm një pjesë e punëve duke shtuar se nuk kanë qenë 100 ditë të lehta po ka pas shumë punë e vështirësi.

“I nderuar miku im Kadri, e kam nderin që në emër të Qeverisë të sjellë raportin 100 ditor. Është veçuar një pjesë e punëve të Qeverisë. Nuk kanë qenë 100 ditë të lehta e të mira, kishte shumë punë e vështirësi”.

Përpos kësaj ai ka treguar se për çka kanë biseduar në takimin që ka pasur me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin në Bruksel.

“… kemi prekur tema si dialogu me Serbinë, puna e liberalizimit të vizave ku hyn edhe çështja e Demarkacionit”.

Por ai nuk dha një data se kur kosovarëve do tu hiqen vizat, madje Haradinaj tha se nuk e di sa zëvendësministra i ka Qeveria e tij.

Paraprakisht ky raporti i është dorëzuar presidentit Hashim Thaci, kurse në mëngjes është miratuar nga Qeveria.

Të ngjashme