Haradinaj: Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të vdekjes së imzot Mark Sopit është kremtuar Mesha e Shenjtë përkujtimore.

E për këtë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë.

“Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë sepse, përpos misionit fisnik fetar, frymëzuan atdhedashurinë dhe kontribuuan në ruajtjen e identitetit kombëtar duke mbajtur gjallë rezistencën ndaj armikut ndër shekuj. Sot, me ftesë të Dioqezës Prizren–Prishtinë, në Akademinë Solemne kushtuar Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit, si dhe në përurimin e librit “7 ditë në tryezë me Imzot Mark Sopin”, vlerësuam jetën, veprën dhe trashëgiminë e tyre të pavdekshme, që mbeten udhërrëfyes i përkushtimit ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme