Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kushtuar disa fjalë inkurajuese infermierëve kosovarë të cilët sot e festojnë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.
Haradinaj ka vlerësuar rolin e infermierëve në përballje me pandeminë Covid-19, duke thënë se ata janë vënë në frontin e parë në luftë kundër këtij virusi.
“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve këtë vit na gjen më ndryshe. Infermierët në Kosovë dhe gjithandej globit janë vënë në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë Covid-19. Pavarësisht ekspozimit të përditshëm ndaj rrezikut, ata po bëjnë të pamundurën në shërbim të shëndetit publik”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka theksuar se infermierët po japin kontribut të çmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në kohë, duke punuar me vullnet e vetmohim.
Ai ka shprehur mirënjohje për punën e tyre.
“Infermierët kanë dhënë kontribut të çmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në çdo kohë, dhe kanë demonstruar humanizëm e përkushtim të madh, duke punuar me vullnet e vetmohim, si dhe durim të pakusht në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Mirënjohje pa fund për kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm për njerëzit në ditët më të vështira të jetës së tyre”, ka shkruar Haradinaj në fund