Haradinaj: Investimi prej 10 milionë € për Ngrohtoren e Prishtinës, ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:38 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë që Kosova ka një ekonomi të qëndrueshme.

Hardinaj gjithashtu ka theksuar sot se do të merren vendime për programin e reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.
– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!
– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.

Të ngjashme