Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka shkruar sot letër ambasadorëve të Quint-it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë.
Haradinaj ka bërë të qartë se Qeveria e Kosovës do të pezullojë menjëherë taksën 100 qind për qind ndaj mallrave serbe në rast se plotësohen rrethanat e mëposhtme:
Letra e plotë e Haradinajt, të cilën ai e ka postuar edhe në faqen e tij në Facebook:
Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së) se shpallja e pavarësisë nga ana e Kosovës në vitin 2008 nuk ishte e paligjshme, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën nr. 64/298 (2010), e cila njohu përmbajtjen e Opinionit të GJND-së dhe mirëpriti “gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve”.
Ne kemi bindje të thelle që mund të arrihet në vitin 2019 një marrëveshje
gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë reparacionet e luftës, të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet, si dhe çështjet e ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore – duke shpjer në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% (‘taksa’) mbi importin e mallrave me origjinë nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.
Taksa ka ardhur si përgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA) dhe akteve të vazhdueshme të agresionit që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen
rrethanat e mëposhtme:
(i) Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të
Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre.
(ii) Dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për
asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje
tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
(iii) Masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para
datës 17 shkurt 2008.