Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se “nuk kam dashtë me i ndihmu ndarjes së mëtejme të shqiptarëve dhe acarimit të marrëdhënieve të brendshme në Kosovë. Kam pas dëshirë të jap opsione tjera që mos të shkojmë kah barikadimi, kah ndarja e popullit në atë kohë”.
“Vlerësova në atë kohë se më mirë është me i dhanë Kosovës një qeveri dhe institucione të shumicës shqiptare, por dhe një bashkëpunimi me LDK-në dhe Presidentin Rugova” – ka deklaruar Haradinaj për Indeksonline.
Nëse e konsideron veten meritor për përafërimin e dy krahëve politik të pasluftës, Haradinaj pa modesti përgjigjet pozitivisht.
“Besoj që po. Besoj që është një kontribut i madh ajo që kam bërë atëkohë. Për atëkohë ka qenë revolucionare, tani është ndryshe, por atëkohë ka qenë revolucionare”.
Haradinaj ka qenë bashkëpunëtor i Presidentit historik Ibrahim Rugova pas zgjedhjeve të vitit 2004 ku atëkohë ishte emëruar kryeministër i qeverisë së atëherëshme të Kosovës.