Haradinaj: Jemi të interesuar që të zhbllokohet Kuvendi, por Haxhiu nuk është figurë unifikuese

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është e interesuar për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, por se Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese, raporton Ekonomia Online.

“Sot i është përgjigjur Time Kadrija, dhe deri tani i jemi përgjigjur çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga ana e VV-së. Ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të shohim. Në parim, zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese, aty qëndron edhe dallimi.”

“Faji bie mbi atë që s’e ka shumicën e s’jep opsion bashkëpunimi. Nëse u duhen votat tona, duhet bashkëpunim”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe thirrjet e VV-së që nëse nuk zgjidhet kandidati i saj i propozuar mund të shkohet në zgjedhje. “Edhe për të shkuar në zgjedhje duhet votë e opozitës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do ta votonin Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, Haradinaj u përgjigj se nuk beson se e merr votën e Aleancës.

“Nuk besoj që e merr votën e Aleancës”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme