Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka siguruar të gjithë se do të respektohet identiteti i të gjithëve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se marrëveshja për rritjen e pagave dhe për ndërprerjen e grevës në arsim nuk do të ishte e mundshme pa ndihëm e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Sindikatës së SBASHK-ut dhe kryetarit të Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani.
“Unë jam i vetëdijshëm që përgatitja për këtë Ligj i ka shqetësuar të gjitha kategoritë. Ne mendojnë që kemi arritur maksimumin, nuk ka qenë e mundshme arritja e marrëveshjes pa ndihmën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, sindikatës së SBASHK-ut dhe Nait Hasanit. Ju siguroj që jemi të interesuar që të respektohet identiteti i të gjithëve në Kosovës. Nuk është në interesin tonë që cilado kategori të mos respektohet. Mendoj se jemi gati për nesër , Urime”, ka thënë Haradinaj.