Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj.
Ai ka thënë se ndajnë shqetësimin me familjarët.
“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Ferizaj. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.