I dominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja kaq e madhe është qëndrueshmëri për që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe i qytetarëve të barabartë.
“Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anë e mbanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë, që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, që Kosova ta marr në afatin sa më të shpejt liberalizimin e vizave, që Kosova njëherë e përgjithmonë t’i ndal agjendat dashakeqe të Serbisë për Kosovën, që Kosova të përshpejtojë rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk po flasim për projekte, por për të drejtën tonë si shtet dhe qytetarë të vendit! Ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova! Jemi bërë bashkë, jemi përcaktuar për një Kosovë të re e qeverisje proaktive! Me 11 qershor Kosova vendos për ndryshim dhe fillimin e ri, – me Koalicionin e fitores, me numrin 12!”, tha ai
“Bashkëbisedoni, flisni, tregoni familjarëve dhe miqve tuaj, se vota juaj më 11 qershor vlen shumë, por edhe se kjo votë është shumë më shumë – është një vendim për të ardhmen e Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.