Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, bëri të ditur se i është dërguar një raport i ekipit punues për draftimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që ka kërkuar që të përkthehet edhe në gjuhën shqipe, raporton Ekonomia Online.
“Në Qeveri është dërguar transkripti i takimeve të grupit punues për draftimin e statutit të ssociacionit. Ka ardhur në çirilic raporti, unë e njoh, por duhet të dërgohet në tri gjuhë. E kemi kërkuar, nuk e kemi marrë në gjuhën që e marrim vesh, zyrtare. Nëse e bëjnë, do ta analizojmë dhe do ta shikojmë”.
Haradinaj tha se me krijimin e Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë janë hapur mundësitë që të përgatitet edhe një plan fizibiliteti.
“Tani janë hapë mundësitë që të përgatitet edhe një plan fizibiliteti dhe kësisoj të kemi një adresë për investitorët amerikanë ku do t’i gëzojnë të gjitha privilegjet që do ta bëjnë atraktive këtë zonë. Mendoj se është një lajm i mirë dhe vjen në kuadër të 4 korrikut, Ditës së Paravarësisë së Amerikës.”
Sa i përket dialogut, Haradinaj tha se kjo është temë e ndjeshme ngase tashmë është faza finale, raporton EO.
“Dialogu është tema më e ndjeshme tani sepse është edhe faza finale. Mirë është me u krijuar një protokol që është i përhershëm, i qëndrueshëm i komunikimit mes institucioneve dhe ekipit të Kosovës. Ndoshta do të ishte mirë me i raportuar parlamentit. Sipas meje, është mirë involvimi i Parlamentit në dialog”.