Haradinaj ka një kërkesë për opozitën

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 11:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të gjithë pa dallime pozitë e opozitë të bëhen bashkë për pastrimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj  në konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizuar nga “Let’s Do It Kosova”, pati edhe një propozim interesant për kolegët opozitar.

“Të qëndrojmë bashkë në temën për pastrimin e Kosovës, mos te ndahemi pozitë opozitë të gjithë jetojmë në Kosovë. Por p.sh opozita shkon me bë piknik në një lendinë atje, e prej bërlloku nuk ka ku me vendos qeben”.

Në kuadër të konferencës do të prezantohen të arriturat gjatë fushatës tre mujore dhe do të bëhet shpallja e komunave fituese.

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën”, filloi me 15 shtator, ndërsa përfundoi më 15 dhjetor 2018.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/994592134060086/

Të ngjashme