Si të pastroni njollat nga librat

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 01:58 | Nga Ekonomia Online

Librarinë shtëpiake, sidomos nëse është e vendosur në rafte të hapura, duhet ta pastroni rregullisht nga pluhuri. Letra është sikurse magneti dhe e tërheq pluhurin, ndërsa me kalimin e kohës librat me pluhur marrin një erë të pakëndshme dhe të rëndë.

Njollat e yndyrshme largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekuroseni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse.

Njollat në faqet e librave të shkaktuara nga pluhuri, largoni me një vatë të njomur në peroksid hidrogjeni të holluar. Kur t’i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet.

Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar. Mos harroni që nën faqen e njollosur të vendosni letër thithëse, në mënyrë që ngjyra e tretur të mos e njollosë faqen tjetër të pastër të librit.

Në hapësirat ku ka shumë libra nuk do të ndihet aroma e pakëndshme nëse pas librave, në rafte vendosni disa vata pambuku të njomura me kamfor.

Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme